Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. sipas të dhënave paraprake, mësohet se i plagosuri është shtetasi Dedë Plani.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Dobraçit, ndërsa Dedë Plani është paraqitur i plagosur në Spitalin e Shkodrës. Burimet bëjnë të ditur se ai është djali i xhaxhait të Bardhok Plani, ky i fundit i vrarë disa kohë më parë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç" Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.



