
Një person i dyshuar për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, është vënë në prangat e policisë së Korçës.
I dyshuari është të A. M., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili mbrëmjen e djeshme në fshatin Dvoran, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të 30-vjeçarit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.



