Bregu: Dritan Gjika ka ndihmuar Dritan Rexhepin dhe mafian shqiptare në Ekuador, por s’kishte lidhje me Shqipërinë  (VIDEO)

Bregu: Dritan Gjika ka ndihmuar Dritan Rexhepin dhe mafian shqiptare në Ekuador, por s’kishte lidhje me Shqipërinë (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu për arrestimin në Abu Dhabi të të shumëkërkuarit Dritan Gjika, i njohur si kreu i mafies së trafikut të drogës në Ekuador, thotë se ishte ngritur në hierarkinë e krimit të lartë në Ekuador.

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se Gjika nuk dihet të kishte një organizatë mafioze në Shqipëri, por më pas u gjetën lidhjet e tij me Dritan Rexhepin në Ekuador.

Sipas tij, nëse ka një mafia shqiptare më Ekuador lidhet me emrin e Dritan Gjikës, i cili i ka ndihmuar.

Problemi është se nuk kishte lidhje fare me Shqipërinë.

U gjet atje për lidhjet me kartelet e Ekuadorit, me lidhje me ata që drejtonin grupe shumë të fuqishme të narkotrafikut në Ekuador dhe për shkak të lidhjeve të tij ndihmoi dhe shqiptarë të tjerë për trafikun e drogës, përfshirë dhe Dritan Rexhepin.

Dritan Gjika nuk ka lidhje me mafien në Shqipëri, u gjet në Ekuador, dhe kishte lidhje me një grup kriminal që vendoste dhe për politikën në Ekuador, ishte në nivele të larta ku ishin të përfshirë meksikanë, ekuadorianë, kolumbianë, dhe ky ishte i vetmi shqiptar.

Ishte në nivel të lartë dhe dërgonte tonelata kokainë në Bashkimin Europian.

Dritan Rexhepi u gjet në një moment me këtë dhe Dritan Gjika e ndihmoi për të hyrë në lojën e madhe të kësaj historie.

Kur u arrestua Dritan Rexhepi, Dritan Gjika me lidhjet e tij e ndihmoi që ta nxirrte. Niveli më i lartë ishte Dritan Gjika, të tjerët vinin pas tij.

Nuk ka ndonjë lidhje me Shqipërinë dhe as ndonjë dosje penale. Jeton prej 20 vitesh në Ekuador.

Lideri i mafias shqiptare në Ekuador, por Shqipëria nuk ka ngritur kurrë një akuzë ndaj tij.

Trafikonte kokainë, por nuk lidhet me shqiptarët. Shqiptarët kanë një aktivitet të vogël në raport me të, ai vetëm i ka ndihmuar.

Arrestimi i tij nuk vjen nga ndonjë kërkesë shqiptare. Ai është një ndër personazhet që drejton organizatën më të fuqishme të Ekuadorit, por nuk lidhet me Shqipërinë.

Dhe në Venezuelë kjo organizatë vendoste bombat e opozitës. Që Maduro i quajti shqiptarë.

Ai akuzohet për të gjitha krimet e rënda që parashikon kodi penal i Ekuadorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy