
Një polic ka mbetur i plagosur gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana.
Mësohet se është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit dy tifozë të skuadrës së futbollit Partizani, për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.



