Gjykata e Durrësit ka vendosur masën "arrest në burg", për dy të arrestuarit për lëndën narkotike, që u zbulua në autobusin e linjës Durrës-Milano, ditën e shtunë.
Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 32-vjecarit Mikel Pici, pronarit të kompanisë së linjës së autobusëve dhe 57 vjeçarit, Piro Rrushi, drejtuesit të autobusit.
Dy të akuzuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.



