
Një grua është përplasur nga një automjet në qytetin e Durrësit, teksa po lëvizte në këmbë.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 21-vjeçar.
Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar dëmtime të rënda dhe aktualisht ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, në gjendje të rëndë për jetën.
Gruaja aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, në gjendje të rëndë për jetën.
“Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, duke ecur mbrapsht, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. A., e cila ndodhet në Reanimacionin e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë shëndetësore”.



