
Një person i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Gjovalin Ndoj, 48 vjeç, banues në Lezhë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale "trafikim i narkotikëve”.
Ndoj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2017, në Velipojë, Shkodër, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.



