
Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar padinë e zyrtarit të Policisë, Gentian Ndoi, për mënyrën si u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
Në padi Ndoi kërkonte shfuqizimin e shkresës dhe raportit të dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në bazë të së cilit rekomandohej Joni Keta si kandidat për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si akte të marra në kundërshtim me ligjin material dhe procedural dhe akte të paarsyetuara, pra dhe absolutisht të pavlefshme.
Në vendimin e sotëm, Apeli e cilësoi të ligjshme përzgjedhjen e Ketës në krye të BKH-së.



