
Një 46-vjeçar me iniciale F.C. përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Dyshohet se në maj të këti viti, ai qëlloi me thikë një person pas një sherri mes tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin në kërkim F. C., 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja më dashje”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Shtetasi F. C., më datë 11.05.2022, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. K”.



