
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, ku në aksident u përfshi me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., humbi jetën në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë shtetasi francez u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme hetimore deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



