Kanos me armë një person në Belsh, arrestohet autori i dyshuar

Kanos me armë një person në Belsh, arrestohet autori i dyshuar

Një person është vënë në prangat e policisë për kanosje me armë gjahu ndaj një tjetri, në zonën e Belshit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në fshatin Çepë, Belsh, kanë shkuar në adresën e dhënë, me parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Sulejman Xhaferri, 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu, shtetasin R. K., 75 vjeç, banues në fshatin Çepë.  

Gjithashtu, 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ka fshehur armën e gjahut dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për kontrollin e banesës.    

Në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu.   

Vijon kontrolli për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së gjahut që ka përdorur 62-vjeçari, për kanosjen.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy