
Një grua në Vlorë ka humbur jetën pak ditë pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe.
Aktualisht vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.



