
Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, teksa tentonte vidhte një makinë në zonën e Kinostudios. Sipas burimeve, në pranga është vënë shtetasi Mirdash Osmani, i cili dy ditë më parë pak pas mesnate në Kinostudio ka tentuar të vjedhë një makinë “Golf 5”, por është pikasur dhe vjedhja ka dështuar.
Menjëherë është njoftuar policia e cila pas grumbullimit të provave në vendin e ngjarjes ka mundur të identifikojë 39-vjeçarin dhe ta vërë atë në pranga.
Policia ka ushtruar kontroll në servisin që i arrestuari kishte në Shupenzë të Bulqizës ku janë gjetur çelësa, pulte dhe pajisje të tjera që 39-vjeçari përdorte për vjedhje si edhe targa mjetesh e sende që u përkisnin makinave të vjedhura më parë.



