
<p>GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin. Të tre akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në viti 2018, në Shkodër.</p> <p>SPAK arrestoi Safet Bajrin tre ditë më parë me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë, Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.</p> <p>Sipas SPAK, motivi i vrasjes së Licit lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, ky i fundit i shpallur në kërkim, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit. </p>



