Shkak sulmi terrorist/ Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë ende të mbyllura

Shkak sulmi terrorist/ Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë ende të mbyllura

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë vijojnë të jenë ende të mbyllura.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pikat e kalimit kufitar me Serbinë, vazhdojnë të jenë të mbyllura, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.

Në ndërkohë, pikat tjera kufitare po vazhdojnë të funksionojnë dhe se pritjet janë deri në pesë minuta.

Grupe të armatosura terroriste hynë në Kosovë dhe sulmuan Policinë e Kosovës, gjë që bëri që të mbyllen këto dy pika.

Policia dhe ky grup patën përleshje të armatosura, ku mbeti një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Ndërsa, nga ana e sulmuesve mbetën tre të vrarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy