
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis.
Uniformat blu bënë arrestimin e K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në pranga u vu edhe A. C., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



