Arrestohet një 31-vjeçar në Dibër, ishte shpallur në kërkim për vjedhje në Itali

Arrestohet një 31-vjeçar në Dibër, ishte shpallur në kërkim për vjedhje në Itali

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Vjedhje me armë".

Në kuadër të operacionit të koduar "Maqellara", në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane u bë arrestimi i shtetasit Ervis Murra alias Ervis Manna, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër.

"Kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane,  pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale "Vjedhja me armë", parashikuar nga Kodi Penal italian", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy