Mbi 1400 bimë kanabis sativa janë zbuluar dhe sekuestruar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”.
Efektivët e policisë Shkodër, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, konkretisht:
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Aktualisht vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.



