Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Arrestohet babai i të dyshuarit, Rrok Pepaj (VIDEO)

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Arrestohet babai i të dyshuarit, Rrok Pepaj (VIDEO)

Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepaj, autori i dyshuar vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe, është arrestuar nga Policia.

Prej ditës së djeshme Rrok Pepaj po merrej në pyetje nga Policia për shkak të dyshohet se ka dijeni për vrasjen e Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt nga djali i tij, Danieli. Ka qenë babai i Danielit ai që ka çuar Policinë në parcelën me hashash ku u gjetën dhe trupat e dy të rinjve që kërkoheshin prej ditësh.

Ata janë qëlluar me breshëri plumbash nga i dyshuari kryesor Daniel Pepaj. Mendohet se e gjitha ka nisur pasi dy viktimat kanë rrahur Danielin sepse dyshonin se u kishte vjedhur hashashin nga parcelat. Ky i fundit, në shenjë hakmarrje, pak ditë më pas i thënë Vilsonit dhe Klementit, të dy të afërm të tij, se do i çonte në vendin ku kishte fshehur hashashin e vjedhur.

Kur kanë arritur në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe, Daniel Pepaj ka qëlluar për vdekje Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn dhe dyshohet se menjëherë është arratisur në Malin e Zi.

Mësohet se Pepaj, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Policia e Shkodrës ka mbërritur në familjen e Pepajt që është ngujuar prej ditës se djemshme, për të vënë në pranga kryefamiljarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy