Gjatë ditës së sotme disa banorë të lagjes “Shënkoll” në Elbasan janë ngritur në protestë për sic thonë ata, mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm.
Ata aludojnë se u janë bërë gabime në matjen e sasisë së ujit që kanë konsumuar gjatë muajit të fundit, çka ka sjellë dhe rritje të faturës. Sipas tyre për sa kohe kanë sahat në banesa nuk është e drejtë të paguajnë më shumë sesa konsumojnë.
Një prej banorëve tregon se fatura e ujit i ka shkuar në 284 mijë lekë të vjetra, ku shton se ai ka konsumuar shumë herë më pak.
Banorët thotë se deri më tani janë mospërfillur dhe nga ndërmarrja e ujësjellësit.
Të indinjuar, banorët kërkojnë vetëm zgjidhjen e kësaj situate me faturat afrofe nga ndërmarrja e ujësjellësit.
Drejtori i UKE Aurel Kaja shprehet se dy punonjës nuk e kanë bërë detyrën siç duhet. Qytetarët i kanë të akumuluara këto kamatëvonesa dhe janë të detyruar ti paguajnë për shkak se ato janë të vendosura në sistem



