Detaje nga aksidenti në aksin Korçë-Bilisht, manovra e gabuar i mori jetën 24-vjeçares

Detaje nga aksidenti në aksin Korçë-Bilisht, manovra e gabuar i mori jetën 24-vjeçares

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ku humbi jetën një shtesave greke 24-vjeçare.

Nga hetimet paraprake mësohet se te dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Drupal Ad

Sipas të dhënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip Peugeot ka bërë manovër të gabuar, ku edhe sipas deklarimit të tij në polici, ai ka deklaruar se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.

Kjo manovër ka rezultuar fatale pasi  është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin Benz.

Goditja ka qenë shumë e fortë çfarë ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24 vjeçares greke, pasagjere në mjetin Peugeot.

Dy të rinjtë jetonin në Selanik dhe mësohet se kishin ardhur në Shqipëri  për të kaluar festat e fundvitit.

Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen për arsye se është shtetase e huaj.

Hetimet ende vijojnë nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy