Përplasi për vdekje një dhe u largua, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Përplasi për vdekje një dhe u largua, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar me iniciale A. S., pasi  dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen një 77-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në prangat e policisë ka rënë dhe vëllai i 29-vjeçari, pasi M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.

 

Drupal Ad

 

 

 

Njoftimi: DVP Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Vihet në pranga edhe vëllai i tij, në bazë të dyshimeve për rrethanat e këtij aksidenti.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:

-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.

Vijojnë veprimet hetimore për të individualizuar përgjegjësinë penale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy