
Një 28-vjeçar ka humbur jeten pasi ra nga lartësia e një pallati që ishte duke u ndërtuar në Milot.
Burimet bëjnë me dije se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë në punë, ndersa policia ka nisur një hetim per ngjarjen.
Policia ka arrestuar inxhinierin e objektit Mondi Turhanin 56 vjeç, në të cilin punonte i riu.
Njoftimi i policisë: Kurbin
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.
Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale " Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë



