Pas daljes nga qelia vjedh bateritë e dy makinave, arrestohet sërish 30-vjeçari në Durrës

Pas daljes nga qelia vjedh bateritë e dy makinave, arrestohet sërish 30-vjeçari në Durrës

30- vjeçari Erixhian Shatrolli nga Durrësi, i sapo dalë nga vuajtja e dënimit për veprën penale të vjedhjes, vodhi bateritë e dy makinave, për çka u arrestua sërish nga policia.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin:

E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".   

Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari: 

-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;  

-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1. 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy