
Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Radë, në Durrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 47-vjeçari, i identifikuar me inicialet L.H, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë depresioni.



