Plagoset një 22-vjeçar në Shkodër

Plagoset një 22-vjeçar në Shkodër

Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Shkodrës.

Korrespondenti i MCN TV raporton se është plagosur një 22-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. 

Ngjarja mendohet se ka ndodhur nga një konflikt i çastit. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë teksa po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje.

Në njoftim thuhet: 

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy