Laboratori i kokainës në Fier/ Arrestohet ish-kryekomunari në Frakull, pranga edhe djalit e të fejuarës së tij

Laboratori i kokainës në Fier/ Arrestohet ish-kryekomunari në Frakull, pranga edhe djalit e të fejuarës së tij

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është porositësi i ngarkesës me pleh kimik që erdhi nga Kolumbia në Malin e Zi e më pas në Shqipëri. Në sasinë totale prej 600 kg pleh kimik, dyshohet se është tretur 400 kg kokainë.

Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i Viktor Çervanakut dhe e fejuara e tij, Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, ndërkohë që roli i tyre në këtë veprimtari nuk dihet se cili është.

Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Kjo ngarkesë e madhe ishte porositur nga kompania në pronësi të Zenel Çervanakut, babai i ish-kryekomunarit.

Laboratori ishte gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy