Pas mesditës të së mërkurës rajoni i Lezhë është përfshirë nga era e fortë, e cila ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra.

Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe bregu i Matës, raporton korrespondenti i MCN TV.
Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, ndodhen në terren dhe po punojnë për riaparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.
Po ashtu nga era e fortë është kërkuar që mjetet e vogla të peshkimit të mos dalin në det, pasi dallgëzimi është i lartë dhe lundrimi përbën rrezik për ta.



