Plagosi inxhinierin e ERE, Gjykata e Tiranës cakton ‘arrest në burg’ për Erjon Goxharën

Plagosi inxhinierin e ERE, Gjykata e Tiranës cakton ‘arrest në burg’ për Erjon Goxharën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për efektivin e policisë Erion Goxhara i cili në 19 gusht plagosi inxhinierin e ERE te Komuna e Parisit.

Ne seancën me dyer te mbyllura mësohet se, Goxhara ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të Lorenc Kostës.

Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike.

Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy