Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 32-vjeçari në Kamëz, i cili gjatë muajit shkurt 2025, dogji një automjet, tentoi të digjte një automjet tjetër dhe vodhi një monopatinë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:
-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;
-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H;
-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



