Gjykata e Fierit ka zhvilluar ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj tre personave, të akuzuar se dhunuan për vdekje 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj. Ngjarja ndodhi më 29 janar të këtij viti, ndërsa Sinanrrapaj humbi jetën disa ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, pas ngjarjes, tre autorët u liruan nga burgu. Por, pas rikualifikimit të veprës penale, ditën e sotme Gjykata e Fierit ka vendosur të rikthejë në burg Festim Alimetajn dhe Ferdinand Merkajn.
Këta të fundit ishin liruar në “arrest shtëpie”, pasi kishin dhunuar me sende të forta Pelivan Sinanrrapajn. Ky i fundit vdiq tek Trauma pas plagëve të marra në shpallur e kokë, ndërkohë që shtetasi Fitim Zekaj është lënë në masë sigurimi “Detyrim paraqitje”.



