Zhabina: Proda zgjedhje mes politikës dhe karrierës. Protesta një test i vështirë

Zhabina: Proda zgjedhje mes politikës dhe karrierës. Protesta një test i vështirë

Gazetari Xhevahir Zhabina duke folur në emisionin “Fact Check” për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, tha se mendon që mund të jetë një zgjedhje mes politikës dhe karrierës.

Zhabina nuk mendon se ka qenë krimi që e ka zgjedhur drejtuesin e ri të “bluve”.

Unë mendoj që mund të jetë një gjë mes politikës dhe karrierës. S’jam nga ata që mendoj që krimi ka zgjedhur kreun e ri të Policisë së Shtetit. Në dijeninë time dhe me aq sa kam mundur të flas, para se të zgjidhej, mendoj që është një zgjedhje mes politikës dhe karrierës së z.Proda, pasi 20 vite në Policinë e Shtetit s’janë pak. Ishte emri i parë që qarkulloi. Kisha një informacion që do ishte z.Proda emri që do të zgjidhej. Tani i takon z.Proda të largojë nga aureola e tij të gjithë hijet që mendojnë se z.Proda është një zgjedhje politike”.

Zhabina e konsideron një test të vështirë atë të protestës së ditës së hënë, e cila nuk parashikohet të jetë e qetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy