Bombola e gazit përfshihet nga flakët, rrezikohet  jeta e një familje në Vlorë

Bombola e gazit përfshihet nga flakët, rrezikohet  jeta e një familje në Vlorë

Bombolat e gazit janë kthyer në një shqetësim dhe rrezik për jetën e qytetarëve që i përdorin për ngrohje apo gatim.

Rasti i fundit është regjistruar në lagjen Pavarësia në Vlorë pranë bishtit të Kalldrëmit, ku bombola e gazit ka rrezikuar jetën një familje me katër anëtarë.

Kur familja po gatuante bombola ka marr flakë duke rrezikuar shpërthimin. Kanë ndërhyrë forcat zjarrfikës për të parandaluar një rrezik akoma dhe më të madh.

Banesa ndodhej në katin e pestë të një pallati në këtë zonë.

Kujtojmë se një ditë më parë në një bombol gazi ka shpërthyer në Resp të Mirditës ku ka mbetur viktimë 60-vjeçari Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të grupit të zjarrit në ngjarjen e 21 janarit 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy