
Një 75 vjeçare ka mbetur e vdekur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, pasi u përplas nga një makinë teksa ecte në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:21 dhe sipas njoftimit të policisë autori ka qenë një 37 vjeçare nga Vlora. Drejtuesja e makinës është shoqëruar nga policia në në Komisiariatin e Vlorës, ndërsa uniformat blu ndodhen në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen që i mori jetën të moshuarës.



