Plagosi me çifte motrën në Vlorë, arrestohet pas dy ditësh 63-vjeçari

Plagosi me çifte motrën në Vlorë, arrestohet pas dy ditësh 63-vjeçari

Policia e Vlorës ka bërë të ditur arrestimin e 63-vjeçarit S.D në Vlorë, i cili dy ditë më parë plagosi me armë motrën e tij.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Set Danaj, i cili pak ditë më parë me armë  gjahu çifte plagosi motrën e tij, Bukuroshe Hoxhajn, 63-vjeçari në gjendje të dehur qëlloi motrën dhe u largua nga vendi i ngjarjes, dy ditë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur në datën 02.07.2021, në fshatin Bishan, Vlorë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, i shtetasit S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Bishan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy