Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë- Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetas nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, ku një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A. M., është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit K. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, shtetasja F. B., si dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime policore bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



