Kërkoi lirimin nga qelia/ Gjykata kërkon grup ekspertësh në lidhje me ekzaminimet mjekësore të Safet Gjicit 

Kërkoi lirimin nga qelia/ Gjykata kërkon grup ekspertësh në lidhje me ekzaminimet mjekësore të Safet Gjicit 

Gjykata kërkon të ngrihet grup  prej tre ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të shqyrtuar dokumentacionin e gjendjes shëndetësore të Safet Gjicit.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua seanca gjyqësore e radhës për të shqyrtuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për lirimin nga burgu për shkaqe shëndetësore dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në shtëpi Safet Gjici nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në seancë dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati Markelian Jançe. Aktualisht Safet Gjici ndodhet në spitalin “Hygeia”.

Nga institucioni i IEVP Lushnje dhe institucionet e tjera Gjykatës i është vënë në dispozicion dinamika e problemeve shëndetësore së bashku me ekzaminimet mjekësore që administron spitali privat. Gjykata ka kërkuar që të ngrihet një grup ekspertësh të

IML të kryejë ekspertizën e ekzaminimeve mjekësore të kërkuesit Safet Gjici. Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 14.11.2024 në orën 11.45.
Kujtojmë se Safet Gjici  është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy