Ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy persona të dënuar për vrasje

Ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy persona të dënuar për vrasje

Pas një bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe partnerëve ndërkombëtarë është bërë e mundur këtë të premte ekstradimi i dy personave, të cilët ishin shpallur në kërkim për vrasje. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetasit Festim Rusi, 40 vjeç dhe Sherif Gjini, 58 vjeç.

Interpol Tiranë ka ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasin Festim Rusi, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas në vitin 2001, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë, shtetasin A.R, në Greqi.

Gjithashtu, Interpol Tirana ekstradoi nga Greqia shtetasin shqiptar, Sherif Gjini, 28 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 8 vite burg për veprat penale "Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike" dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Shtetasi Sherif Gjini në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy