
Moti i keq, shoqëruar me reshje shiu, stuhi ere dhe dëbore, ka sjelle pasoja në rrjetin elektrik, sidomos gjate natës, duke u gdhirë dita e sotme, bën të ditur OSSHE.
Probleme janë shfaqur ne zonat rurale, te cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjeta km.
Afro 95 e defekteve janë shfaqur ne fshatra, zona te thella, ku me rënien e dëborës dhe shpejtësinë e erës deri ne 150 km, kanë sjelle defekte ne linjat te tensionit të mesëm dhe të ulet.
Nga raportimi i orës 12:00 rezulton se kemi përmirësim në të gjitha rajonet e vendit, në masën 80% dhe rikuperim të defekteve brenda dy orësh me normalizimin e motit.
Problem mbeten rajoni i Dibrës ku në disa zona dëbora arrin 60 cm dhe në Vlorë prej stuhisë me erë të fortë, etj.
Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se tre ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtesë dhe bazë materiale.



