
Në 24 orët e fundit është regjistruar rekord i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2708 raste të reja nga testimi i 10.833 mostrave.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një rast vdekjeje nga koronavirusi.
Janë shëruar 202 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive në Kosovë ka arritur në 9.771.



