
Një person ka humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa janë shënuar edhe 25 raste të reja. Rastet e infektimit kanë dalur nga testimi i 2.370 mostrave të marra apo 1.05 për qind.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 362 persona.
Ndërkohë rastet aktive me koronavirus në Kosovë janë 1.335
Janë administruar edhe 12.005 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në total deri tani janë administruar 1.419.979 doza.



