Një operacion policor i koduar “Vendimi” është finalizuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Dibrës, ku u arrestua 35-vjeçari Klodian Llomi (Mazari), i shpallur në kërkim për vuajtjen e një dënimi të mbetur prej 6 vite, 7 muaj e 2 ditësh burg.
Dënimi është dhënë nga Gjykata e Apelit e Romës dhe njohur nga Gjykata e Apelit në Shqipëri, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Arrestimi u krye në Maqellarë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë operacionit, një efektiv policie, inspektori Gentjan Meda, u rrëzua nga një mur rrethues dhe pësoi dëmtime trupore. Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.



