Dy nga të mbijetuarit e tragjedisë së ndodhur ditën e martë në Bullgari ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut, kanë treguar detaje mbi ngjarjen. Lulëzimi nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës tregojnë për televisionin “Alsat”, se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë.
Sipas tij, momentin që autobusi me të cilin udhëtonin është përfshirë nga zjarri, ai ka mundur të thyejë xhamin anësor duke dalë prej aty dhe të marrë gjithashtu edhe të fejuarën e tij. Kjo e fundit, ato momente nuk ka qenë në gjendje të lëvizte, pasi ka pësuar thyerje të gjymtyrëve.
Në videon e mëposhtme, dëshmia e dy të mbijetuarve. /ALSAT



