Kishin zënë hapësirën me çadra dhe shezlongë në Gjipe, dy persona nën hetim

Kishin zënë hapësirën me çadra dhe shezlongë në Gjipe, dy persona nën hetim

Dy persona janë vënë nën hetim pasi kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Stacioni i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetasit, konkretisht A. Z., dhe B. Sh.

Gjithashtu, pas sekuestrimit të çadrave dhe shezlongëve, është liruar hapësira bregdetare e zënë në kundërshtim me ligjin.

Policia thotë se kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë”, vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy