I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale Z. H., banues në Cërrik, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është rrezikuar djegia e disa parcelave me pemë frutore, në pronësi të shtetasve.

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë T., 36 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja", pasi më datë 29.09.2023, i ka vjedhur celularin një shtetasi. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: DVP Elbasan / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është rrezikuar djegia e disa parcelave me pemë frutore, në pronësi të shtetasve të tjerë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin K. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja", pasi më datë 29.09.2023, i ka vjedhur celularin një shtetasi. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 51 vjeç, pasi ka vjedhur një send prej bronzi, në ambientet e një firme. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. Q., 43 vjeç, banues në Librazhd, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Librazhd - Qafë Thanë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I. Q., dhe pasagjeri që udhëtonte me të, të cilët  ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy