Bregu: Me aq arrestime sa ka, po shkohet drejt legalizimit të kanabisit

Bregu: Me aq arrestime sa ka, po shkohet drejt legalizimit të kanabisit

Gazetari Sokol Bregu për shtëpitë e barit në Shqipëri thotë se janë fqinjët ata që sinjalizojnë policinë pas shpërndarjes së aromës. 

Besoj me kaq raste arrestimesh që kemi, do shkojmë drejt legalizimit të marijuanës dhe për kultivim dhe për tregtim.

 82% e rasteve janë vjedhje dhe shitje droge. Në një dekadë arrestojmë 50 mijë shqiptarë të rinj, vetëm për drogë dhe vjedhje. 

Në burgjet shqiptare 1 në 2 veta është për trafik droge. 

Jemi në pikën që tregu kërkon, ndryshe nuk ka pse rrezikojnë 5 vjet burg për kanabis. Është bërë problematike situata e drogës.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike bëhet me nisma të qeverisë për t’i futur të rinjtë në një nismë tjetër.

Bregu shton se burgjet duhet të kthehen vetëm për krimet që shoqërojnë shoqërinë si vrasjet dhe armëmbajtjet pa leje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy