Sekuestrohen 300 fidanë kanabis sativa në zonën e Pajovës në Peqin, ku kanë përfunduar në pranga 2 persona.
Mësohet se policia ka arrestuar burrë e grua, ndërsa kanabisi i gjetur në një zonë malore të fshatit Pajovë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh në Komisionin e Ligjeve se kultivimi i kanabisit vazhdon të rritet në 4 qarqe të vendit, si Kruja, Vlora, Shkodra dhe Gjirokastra dhe se se mungon bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.
Nivelin e lartë të informalitetit në vendin tonë e quajti pengesë për hetimin e pastrimit të parave.



