
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme më afërsi të stadiumit “Air Albania”, ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz por vetëm dëme material.
Sipas policisë, shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një tjetër mjet të parkuar aty pranë. Si pasojë janë shënuar vetëm dëme materiale, e për këtë është ndëshkuar me masë administrative shtetasi B. Xh.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Sherbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh.



