
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsejtë 16 viktima nga pandemia Covid-19. Viktima, më së shumti ka shënuar Shkupi, gjithsejtë tetë të vdekur, transmetojnë mediat maqedonase.
30 raste të reja të infektuar kanë rezultuar pozitiv nga 1658 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.
Instituti i Shëndetit Publik në Shkup, gjithashtu ka regjistruar edhe 359 persona të shëruar.
Ndërsa nga personat e infektuar, 143 mijë 427 persona janë shëruar, kurse kanë pësuar me fatalitet gjithsejtë 5mijë e 184 persona. Ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 5 mijë e 913 persona.



