Xhadat/ Nga ndalimi te rikthimi në rrugë, 8 muaj pa asnjë zgjidhje për monopatinat. Ku mbeti ligji i premtuar nga qeveria?

Xhadat/ Nga ndalimi te rikthimi në rrugë, 8 muaj pa asnjë zgjidhje për monopatinat. Ku mbeti ligji i premtuar nga qeveria?

Tetë muaj pasi Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ndaluan qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugët e vendit, këto mjete janë rikthyer sërish në qarkullim, ndërsa rregullat e reja dhe ndryshimet ligjore të premtuara ende nuk janë bërë publike.
 
 
Ky është konstatimi i investigimit të radhës të emisionit "Xhadat" në MCN TV, i cili rikthehet te një vendim që në tetor të vitit të kaluar u justifikua nga autoritetet si një masë e përkohshme për rritjen e sigurisë rrugore.
 
 
Në atë kohë, Ministria e Brendshme deklaroi se ndalimi do të shoqërohej me hartimin e një kuadri të ri ligjor, ku do të përcaktoheshin rregullat për përdorimin e monopatinave elektrike, përfshirë korsitë e lejuara, kufijtë e shpejtësisë, moshën minimale të përdoruesve dhe pajisjet mbrojtëse.
 
 
Megjithatë, pas tetë muajsh, në terren situata paraqitet ndryshe. Monopatinat lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës, ndërsa nuk ka ende një vendim të ri apo ndryshime të miratuara në Kodin Rrugor që të rregullojnë përdorimin e tyre.Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me këtë proces, gazetari Ersid Karaj iu drejtua sërish Ministrisë së Brendshme.
 
 
Edhe kësaj radhe nuk u mundësua një prononcim nga drejtuesit e institucionit. Pas disa përpjekjeve për të kontaktuar Drejtorinë e Medias dhe pas dërgimit të pyetjeve zyrtare me email, deri në transmetimin e emisionit nuk kishte mbërritur asnjë përgjigje mbi hapat konkretë që janë ndërmarrë gjatë këtyre muajve.
 
 
Në pjesën e parë të investigimit, Ministria e Brendshme argumentonte se ndalimi ishte vendosur për të garantuar sigurinë publike, për të ulur numrin e aksidenteve dhe pas denoncimeve të qytetarëve, si edhe konstatimeve të Policisë së Shtetit për përdorimin e monopatinave nga të mitur.
 
 
Për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili e cilëson të pajustifikuar zvarritjen e procesit. Sipas tij, nisma ligjore e propozuar prej tij për rregullimin e përdorimit të monopatinave u rrëzua në Kuvend, ndërsa përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës kanë pranuar se qeveria po përgatit një paketë të re ndryshimesh në Kodin Rrugor, e cila pritet të prezantohet gjatë muajit korrik.
 
 
Kapri ngre gjithashtu shqetësimin për monopatinat e sekuestruara gjatë operacionit të tetorit, duke pretenduar se shumë prej tyre vazhdojnë të mbahen nga policia dhe se mungesa e procedurave të qarta ka krijuar paqartësi edhe për kthimin e tyre te pronarët.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy